Besart Kadia caktohet në grupin negociator për Shqipërinë me BE

schedule21:18 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 21:18 - 15 Dhjetor, 2020

Zëvendësministri i Ekonomisë, Besart Kadia ka marrë një tjetër post. Mësohet se Kadia me vendim të Këshillit të Ministrave është caktuar si pjesë përbërëse e grupit negociator për Shqipërinë me Bashkimin Europian. Ky vendim është marrë disa ditë më parë, ndërkohë që ështtë publikuar sot në Fletoren Zyrtare.

Besart Kadia zëvendëson anëtaren e mëparshme të këtij delegacioni, Belinda Ikonomin.

Kadia, vetëm pak javë më parë mori postin e zv.ministrit të Financave që u shoqërua me bujë, pasi ai ka qenë pjesë e strukturave këshilluese të Partisë Demokratike. g.v/abcnews.al