FOTO/ Ky është Anton Keli që u vra në Rrëshen! U qëllua me breshëri automatiku

schedule19:10 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 19:10 - 15 Dhjetor, 2020

ABC publikon e foton e Anton Kelit, 51-vjeçarit që u vra pasditen e sotme me armë zjarri në Rrëshen. Burime bëjnë me dije se Keli ka qenë duke hyrë në qytetin e Rrëshenit dhe kur ka ndaluar makinë. Në momentin kur ka dalë nga automjeti persona të identifikuar e kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Keli është kushëriri i vëllezërve Gjini. Armando Gjini u ekzekutua vitin e shkuar pranë Katedrales së Rrëshenit. Ndërsa të vëllait Preng Gjini iu bë atentat tre muaj më parë në Tiranë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. Në aksion janë edhe shërbimet e policisë së Lezhës dhe Mirditës dhe FNSH-së për krehjen e zonave duke ngritur disa pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit./mv.abcnews.al

Anton Keli