“Krenare që jam rritur nga ti”, Aurela Gaçe emocionon me fjalët për ditëlindjes e së ëmës

schedule17:00 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 17:00 - 15 Dhjetor, 2020

E ëma e Aurela Gaçe feston sot ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë, këngëtarja ka shkruar disa rreshta për të shtrenjtën e saj. Teksa ka publikuar një fotografi me të në Instagram, Aurela shkruan se ndihet krenare që është rritur nga një grua e fortë dhe zemërgjerë si ajo.

“Gëzofsh edhe 100 ditëlindje pranë nesh ma❤ .Ne, 3 fëmijët e tu, u rritëm nga një grua e fortë, e dhimbsur në tē njëjtën kohë, zemërgjerë, luaneshë kur duhej, e lirë në shpirt e në mendje. Se kisha parë kurrë të qante ne syrin tonë, derisa iku në emigrim vetëm 14 vjeç, vëllai i vetëm, me gomone ….e më vonë motra 15 vjeç… .vetëm atëherë e pashë të thyhej….duhet të duronte pa i parë vite e vite, priste një telefonatë nga ata, një zë që u thoshte se ishin mirë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

Si mund të durojë kaq shume zemra e nënës e prapë të gjejë forcë te japë e japë për gjithe njerëzit qe e rrethojnë? Përpjekjet për një jetë më të mirë vazhdonin. I morë këtu prindërit, të ishim bashkë. Pa e kuptuar se ata ndiheshin të humbur…punën që kishin pas, ishte e vështirë ta kishin po njësoj, familja e tyre nuk ishte më afër, rreth të afërmve dhe miqve nuk ishte më aty.”, shkruan ndër të tjera Aurela. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!