Sipas një vëzhgimi të fundit të studiuesve, vetëm 30 përqind e njerëzve lajnë duart pasi shkojnë në tualet.
Ndërsa vetëm pesëdhjetë përqind prej tyre i lajnë duart siç duhet.
Larja e duarve nuk ka të bëjë vetëm me shpëlarjen me ujë të bollshëm.
Ju duhet të përdorni sapun dhe të fërkoni mirë pëllëmbët e duarve, pjesën e sipërme, në mes të gishtave dhe thonjtë.
Kujtojmë që larja e duarve duhet të zgjasë mbi 20 sekonda dhe vetëm më pas, ato mund të shpëlahen me ujë të bollshëm e të ngrohtë.
Pas larjes, duhet të sigurohuni që t’i thani duart mirë me një peshqir të pastër. l.k/abcnews.al