“Dustin ka ndjekës më pak se qeni im! McGregor, a ke frikë? Ndeshemi për 50 mln”

schedule11:38 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 11:38 - 15 Dhjetor, 2020

Boksieri amerikan, Jake Paul, i ka bërë një sfidë të hapur Conor McGregor. Mbreti i Youtube i dedikoi një video irlandezit dhe presidentit të UFC-së, Dana White, dhe u bën thirrje për të nënshkruar kontratën e ofruar nga ai. Paul u shfaq me flamurin e Irlandës në një makinë, duke tymosur një puro dhe mesazhi i tij është mëse i qartë.

“Mirmëngjesi Conor McGregor. Unë e di që tani ti ndoshta po rreh pleqtë në një lokal apo ndoshta të është shpifur të shkosh në shtrat me gruan tënde dhe po vetëkënaqesh. Ekipi im ju dërgoi një ofertë prej 50 milionë dollarësh këtë mëngjes, oferta më e madhe që të është  ofruar ndonjëherë dhe ti prapë ke frikë të ndeshesh me mua, Conor”, deklaron amerikani.

“Ti po më shmang sepse nuk do të humbasësh kundër mbretit të “Youtube”. Ti je 0-1 si boksier, ndërsa unë jam 2-0. Unë vij nga një ndeshje e cila është renditur në vendin e tetë në histori për sa i përket shikueshmërisë dhe prapë ti dëshiron të ndeshesh me Dustin Poirier, i cili ka më pak ndjekës në “Instagram” sesa qeni im mbret. Ky është një fakt”.

Në videon e publikuar amerikani ka disa fjalë dhe për presidentin e UFC-së, Dana White. “Dana White, ti legen i shëmtuar, tullac. Ti deklarove se kjo ndeshje ka zero mundësi për të ndodhur, por ka zero mundësi që ti të përfitosh nga kjo ndeshje. Nënshkruani kontratë idiotë, njerëz të mallkuar”, përfundon Paul, i cili nuk e ka përmbajtur dot fjalorin gjatë videos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!