Covid-19 i merr jetën mjekut nga Gjirokastra

schedule22:26 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 22:26 - 14 Dhjetor, 2020

Koronavirusi ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e bluzave të bardha. Abcnews.al mëson se mjeku nga Gjirokastra Frederik Kekezi u nda nga jeta pasditen e sotme, pasi humbi betejën me virusin.

Kekezi ishte anatomopathollog  pranë spitalit të Gjirokastrës. Ai ka mbuluar për shumë vite edhe problemet e kriminalistikës në këtë qytet, në rolin e mjekut ligjor.

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë shqetësuese megjithëse në 24 orët e fundit u shënua një ulje e numrit të rasteve. ministria e Shëndetësisë raportoi 661 raste të reja dhe 13 humbje jete. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!