Selia e PS në Shkodër në flakë, Kryemadhi: E kanë djegur vetë socialistët

schedule22:06 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 22:06 - 14 Dhjetor, 2020

E ftuar në emisionin ‘LOG”, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi ngjarjen e djegies së selisë së Partisë Socialiste të Shkodrës gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës.

Ajo tha se i gjithë qyteti flet se e kanë djegur vetë socialistët duke bërë krahasime me gjyqin e Gjergj Dimitrovit.

A keni ju znj. Kryemadhi një koment për djegien e zyrave të Partisë Socialiste në Shkodër?
Është ajo që e gjithë Shkodra flet në rrugët e saj që e kanë djegur vetë.

Po cili do të ishte interesi për ta bërë këtë gjë?

Nuk e di, ndoshta është si ajo çështja e famshme e Rashtagut, gjyqi i Gjergj Dimitrovit.

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!