Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ulet numri i infektimeve në Greqi, 62 të vdekur brenda ditës

schedule17:01 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 17:01 - 14 Dhjetor, 2020

Numri i infektimeve brenda ditës në Greqi ka rënë. Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet shëndetësore kanë njoftuar 639 raste të reja me koronavirus.

Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 125173.

Në orët e fundit 62 qytetarë grekë e kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar në 3687 numrin e viktimave. Mosha mesatare e personave që kanë vdekur është 79 vjeç dhe 95.7% kishin sëmundje bashkëshoqëruese.



Sipas autoriteteve shëndetësore 558 pacientë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!