Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbulohet koha e rikuperimit, çlirohet Neymar: Zoti më ndihmoi përsëri

schedule16:40 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 16:40 - 14 Dhjetor, 2020

Neymar pësoi një dëmtim mbrëmjen e kaluar. PSG u mposht 0-1 në shtëpi nga Lyon, teksa sulmuesi brazilian pësoi një ndërhyrje të frikshme në kaviljen e majtë në minutat shtesë të takimit.

Ylli i PSG-së u largua në me barrelë mes lotësh dhe në kampin e kampionëve të Francës u shqetësuan shumë. Gjithsesi, kontrollet mjekësore kanë konfirmuar një ndrydhje në kavilje dhe Neymar do të qëndrojë vetëm 3 javë jashtë.

Rikthimi i tij në fushë pritet të ndodhë në takimin e 13 janarit kundër Marseille. Çlirim për 28-vjeçarin që u frikësua shumë pas ndërhyrjes së patriotit Thiago Mendes.

Lotët u shkaktuan nga dhimbjet e mëdha dëshpërimi, frika, ankthi, operacioni dhe patericat, më kaluan ndërmend kujtimet e këqija. Mund të kishte shkuar më keq për mua, por Zoti më shpëtoi nga një dëmtim serioz“, deklaron sulmuesi i PSG-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!