Kiev kërkon që Chernobyl të bëhet pjesë e trashëgimisë Unesco

schedule12:49 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 12:49 - 14 Dhjetor, 2020

Gërmadhat e shkatërrimit bërthamor më të keq të historisë mund të bëhen trashëgimi botërore e UNESCO. Ministri i ri ukrainas i kulturës, ka propozuar regjistrimin e Chernobyl si zonës ekskluzive, për të shmangur që të shkatërrohet nga turistët, të cilët prej vitesh vizitojnë vendin. Zyrtarët shpresojnë se njohja nga ana e agjencisë kulturore të OKB-së të japë një impuls që zona të kthehet në një turistike si dhe të përforcohen përpjekjet për të ruajtur ndërtesat aty pranë.

Një numër rekord prej 124 mijë turistësh kanë vizituar zonën një vit më parë, nga të cilët 100 mijë të huaj, që u bënë dhe më shumë kureshtarë pas publikimit të serialit televiziv që tregon atë që ndodhi.

Shpërthimi i reaktorit të katërt të centralit bërthamor në prill të 1986-ës la zonat e vendit dhe të Bjellorusisë fqinje, shumë të ndotura, duke shkaktuar dhe zonjë përjashtimi të madhe aq sa sipërfaqja e Luksemburgut. Ajo e rrethon centralin në një rreze prej 30 kilometrash dhe nëse do të bëhet trashëgimi e UNESCO, do të hyjë në listën ku gjenden Taj Mahal dhe kulla e Pizës./abcnews.al