Fieri është një ndër qarqet me numrin më të madh të rasteve të reja ditore me koronavirus gjatë ditëve të fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit vetëm në rrethin e Fierit janë konfirmuar 77 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 1747 numrin e personave të infektuar në këtë qark.
Gazetarja Valbona Davidhi raporton për ABC se ditët e fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid infermierë, policë mësues dhe punonjës të tjerë të administratës, por sipas saj numri më i lartë i të infektuarve është sërish te pensionistët dhe të punonjësit e fasonerisë.
Ndërkohë në Patos gazetarja bën me dije se vihet re një ulje e numrit të rasteve të reja me Covid që do të thotë se atje po funksionon imuniteti i tufës.
/abcnews.al