Lady Gaga ka pozuar topless për fushatën e re të linjës së saj kozmetike, HAUS Laboratories. Ylli i pop-it 34-vjeçar lançoi markën kozmetike një vit më parë, dhe për të promovuar produktin e fundit ka lënë fansat pa fjalë me fotografinë që ka realizuar.
Ylli i popit, 34-vjeç tregoi trupin e përsosur ndërsa mbulonte gjoksin me flokët që i derdheshin mbi trup. Këngëtarja e hitit “Shallow” po reklamonte buzëkuqin por në fakt ky produkt ishte i fundit që tërhoqëi vëmendjen e ndjekësve.
Krahas fotos shkruhej: “Moti mund të jetë duke u ftohur, por ne po i ngrohim gjërat disi.” Duke folur për produktet, ajo tha: “Ky lansim është kaq shumë i veçantë për mua. Dhe shpresoj që kjo përbërje të frymëzojë aq shumë sa grimi kur u dashurova me të dhe kjo më ndihmoi të zbuloja veten time.” /abcnews.al

