Elvana Gjata ka treguar gjithmonë raportin e ngushtë që ka me të motrën, Migenën. Kjo e fundit feston ditëlindjen ndërsa ka publikuar së fundmi një fotografi të vjetër në rrjete sociale, ku shfaqet krah së motrës.
Krahas fotos, Migena shkruan se e ka ndjerë shumë mungesën e njeriut më të ëmbël në jetën e saj dhe se këngëtarja ka arritur ta surprizojë edhe sot sikurse gjithmonë.
“Më mungonte shumë motra ime, që është njeriu më i ëmbël që dikush mund të ketë në jetën e tij. Ajo do të qëndrojë para derës pa asnjë njoftim… vetëm për të më surprizuar mua. P.s Si zakonisht”, ka shkruar Migena krahas fotos, ku shfaqen të dyja në fëmijëri. /abcnews.al