Gold Ag u bë baba për herë të parë muajin që shkoi, në një ditë të shënuar për shqiptarët. Ardhja në jetë e Guerilit me 28 Nëntor ishte plotësimi i dëshirës që artisti i mirënjohur pati shprehur më parë.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Gladiator” në ABC, duke folur për këtë periudhë të vështirë në të cilën ndodhet bota, Goldi tha se pandemia ka patur dhe një anë të mirë përsa i përket atij, pasi përjetoi ndjesinë e të qenit prind.
“E falenderoj Zotin. Koha e pandemisë sa e keqe ka qenë dhe e mirë sepse kam përjetuar ndjesinë e të qenurit prind. Është diçka që krejt kanë me e harruar, por unë nuk kam me e harruar asnjëherë.”, u shpreh artisti. /abcnews.al