Duka i pikëlluar: Mësova shumë nga Bariç, ishte nga më të mirët e Shqipërisë

schedule20:16 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 20:16 - 13 Dhjetor, 2020

Otto Baric, kroati 88-vjeçar që ka drejtuar kombëtaren shqiptare në periudhën 2006-2007, u nda nga jeta ditën e sotme. Mediat në Kroaci raportonin se ai ishte infektuar me COVID-19 dhe e ka humbur betejën më të rëndësishme ditën e sotme.

Ky lajm ka pikëlluar edhe ambientin futbollistik në vendin tonë dhe sigurisht nuk mund të mungonte edhe një mesazh edhe nga Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.

 

Baric dhe Duka

“Mësova me trishtim lajmin për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të Shqipërisë dhe mikut tonë, Otto Bariç.  Ai ka qenë një nga trajnerët më të mirë që ka patur Shqipëria. Padyshim një ekspert, por dhe një njeri shumë i mirë.

Koha që bashkëpunuam kur ai drejtoi kombëtaren e Shqipërisë, ka lënë mbresa dhe kujtime të pashlyera. Kam pasur gjithmonë vlerësimin maksimal për të. E kam thënë në shumë ambiente, por e them përsëri, kam mësuar shume nga bashkëpunimi me Otton në të gjitha këndvështrimet.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, Federatën Kroate të Futbollit dhe miqtë e tij të shumtë. Gjithmonë i paharruar, Otto!”, shkruan Duka në postimin e bërë në faqen e tij në “Facebook”. /abcnews.al

Posted by Federata Shqiptare e Futbollit on Sunday, December 13, 2020

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!