Tjetër barazim për Teutën. Ekipi durrsak e mbylli në barazim 1-1 sfidën shtëpiake ndaj Laçit, duke regjistruar barazimin e gjashtë radhazi. Një rezultat që nuk kënaq aspak Edi Martinin, i cili analizoi takimin ndaj bardhezinjve në prononcimin e dhënë për Supersport
“Çfarë i duhet Teutës për të fituar? I duhet fat, vetëm fat. Bëjmë presing, shkojmë te porta. Kundërshtari erdhi një herë të porta, shënoi me penallti dhe kaq. Më vjen keq për djemtë, pasi nuk e meritonim. Sikur edhe në ndeshjet e tjera, që nuk kemi fituar”.
“Goli? Edhe kur kam qenë sulmues e kam provuar një situatë të tillë. E nisëm mirë, shënoi Bregu. Pastaj pësuam gol dhe normal kjo situatë rëndon. Shtatë barazime bëjnë që kundërshtarët të largohen në renditje. E ndjej edhe unë përgjegjësinë, por po punojmë dhe është çështje fati”.
“Krasniqi po luante mirë, doli para porte. Edhe gaboi, por goli është çështje fati. Nuk ishte vetëm ai, patëm disa raste. Kisha besim se mund të dilte goli, me lojën që po bënim. Futa Kapllanin për të përfituar, por nuk ia dolëm. Po luanim shumë mirë dhe ishte gjynah që nuk fituam. Nuk çaluam, por pikët rëndojnë dhe kam përgjegjësi edhe unë”.
https://streamable.com/gtqa8i
“Penalltia? Është e vështirë ta dalloj, më shumë e ka vjedhur. Kam edhe një rast të Krasniqit, që mund të ketë qenë penallti më e qartë se kjo. Te rasti i Ignjatovic ai nuk është i interesuar për topin, përplaset me Vilën dhe përplaset me të. Te Krasniqi, nëse e krahasojmë me të Laçit, është identike. Ai vetëm nuk u rrëzua”/abcnews.al

