“Rama ik!” Protestuesit i drejtohen Kryeministrisë

schedule18:54 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 18:54 - 13 Dhjetor, 2020

Vijon në ditën e pestë protesta për vrasjen e Klodian Rashës në Tiranë.

Tashmë protestuesit janë duke u drejtuar tek Kryeministria. Ndërsa marshojnë, ata dëgjohen që të thërrasin “Rama ik!” apo edhe “Poshtë komunizmi!”.

Disa prej tyre janë parë teksa dëmtojnë sinjalistikën rrugore. Numri i efektivëve të policisë në terren duket të jetë më i ulët krahasuar me ditët e kaluara. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!