Ktheu buxhetin, Meta: Nuk ka rritje pagash për administratën dhe pensionistët

schedule18:13 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 18:13 - 13 Dhjetor, 2020

Dy ditë më parë Presidenti Ilir Meta ktheu buxhetin e vitit 2021, që qeveria socialiste kaloi pak ditë më parë. Kreu i shtetit e sqaroi vendimin, ndërsa në faqen e tij në Facebook sot ka postuar një nga arsyet.

“Buxheti 2021 nuk planifikon, as indeksim dhe as rritje të pagës për administratën publike, përveç arsimtarëve dhe punonjësve të shëndetësisë. Buxheti 2021 nuk planifikon rritje reale të pensioneve, por vetëm indeksim të tyre në masën 2.5%” shkruan ai.

Drejtori i kabinetit në presidencë, Edmond Panariti shpjegoi dy ditë më parë se në buxhet nuk parashikohet mbështetje e mjaftueshme për qytetarët dhe sistemin shëndetësor, ndërkohë që projeksionet ndërkombëtare paralajmërojnë rritje infeksionesh me COVID-19./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!