Manastirliu mesazh prekës për vdekjen e mjekut: Mjekësia humbi një prej profesionistëve më të zotë

schedule11:32 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 11:32 - 13 Dhjetor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar për ndarjen nga jeta të mjekut anestezist Mihal Kerci.

Manastirliu shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kerci, pasi humbi betejën me koronavirusin.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja u shkruan se prof. Kerçi luajti një rol të rëndësishëm sa profesional aq dhe njerëzor, në mbështetje të planit tonë në luftën kundër Covid19.

Postimi i plotë:

Prof. Mihal Kërcin e takova ditën kur iu bashkua task forcës së anestezistëve, e cila u krijua në fillimin e epidemisë në vendin tonë, së bashku me prof. Roland Xhaxhon dhe prof. Sokol Agollin.

Në muajt e punës me task forcën e ngritur, ku mjekët e shkëlqyer të anestezi-reanimacionit që iu përgjigjën situatës, vlerësonin nevojat, planifikonin hapat që duhet të hidhnim, me qëllim që virusi të mos na gjente të papërgatitur, rivendosnin në punë respiratorë në shërbimet tona spitalore, organizonin trajnimet me të rejat e fundit, prof. Kërçi luajti një rol të rëndësishëm sa profesional aq dhe njerëzor, në mbështetje të planit tonë në luftën kundër Covid19.

Lajmi që prof. Kërçi nuk ia doli në luftën e tij për jetën, më hidhëroi shumë. Mjekësia shqiptare humbi një prej profesionistëve më të zotë.

Në këto momente dhimbjeje, i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Mihalit.
U prehsh në paqe prof. Kërçi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!