Eurogol i Kristi Qoses në Çeki. Mesfushori korçar, i cili është pjesë e Karvina prej shkurtit të këtij viti, realizoi golin e ekipit të tij në barazimin 1-1 jashtë fushe me Ceske Budejovice.
Ishte minuta e shtatë dhe miqtë fituan një goditje dënimi. Ekzekutimin e mori përsipër 25-vjeçari, i cili dhuroi “show” me goditjen e tij fantastike.
Topi në rrjetë dhe Karvina në avantazh. Ekipi vendas ia doli të evitonte humbjen me një gol të shënuar në minutën e 64-t, teksa ky ishte goli i tretë sezonal në kampionat për Qosen. /abcnews.al