Sevilla fitoi 0-1 në një fushë të vështirë si ajo e Getafes, duke arritur suksesin e dytë radhazi jashtë fushe në kampionat. Ekipi i Julen Lopeteguit iu fal një autogoli të Xabier Etxeita nëntë minuta përpara fundit të ndeshjes për t’u kthyer në Andaluzi me tre pikë.
1 – @SevillaFC_ENG have become the first #LaLiga team to won a game away from home without shot on target in Opta era (since at least 2003/04 season). Profitability#GetafeSevillaFC#GetafeSevilla pic.twitter.com/Hx973ssZFQ
— OptaJose (@OptaJose) December 12, 2020
Vendi i pestë në La Liga me 19 pikë për momentin, teksa kreu që mbahet nga Atletico Madrid është 7 pikë larg. Sevilla ka vendosur një rekord në këtë takim. Miqtë nuk e goditën asnjëherë portën kundërshtare, por ia dolën të fitojnë falë autogolit.
Një rekord i veçantë dhe i rrallë, me Sevilla që bëhet i pari ekip spanjoll që fiton jashtë fushe në La Liga pa ia dalë të bëjë të paktën një gjuajtje në kuadratin e portës kundërshtare! /abcnews.al

