Van Bommel: Te Milani pyetën Ibrën, çfarë iu tha për transferimin tim

schedule16:25 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 16:25 - 12 Dhjetor, 2020

Mark Van Bommel ka luajtur me disa nga ekipet më të mëdha evropiane si Milan, Bayern Munchen dhe Barcelona. Ish-mesfushori holandez, i cili ka nisur karrierën e trajnerit, në prononcimin e dhënë për Bild zbulon prapaskenat e transferimit te Milani në janarin e vitit 2011.

Adriano Galliani, i cili ishte administratori i deleguar i kuqezinjve, i mori mendim Ibrahimovic për mua. ‘Zlatan, çfarë mendon për Van Bommel? Duhet ta marrim apo jo?‘, Ibra iu përgjigj: ‘Blijeni. Mendoj se është lojtar i mirë dhe i pakëndshëm për kundërshtarët. Preferoj ta kem shok skuadre sesa kundërshtar, i tha Ibra.

Më kujtohet edhe përballja e fundit me Ibrën, në ndeshjen Holandë-Suedi, takim që përfundoi 4-1 për ne. Po flisja me shokët e skuadrës në pushim të ndeshjes, teksa Ibra ishte afër meje dhe po më dëgjonte. ‘Djema, më ndihmoni, pasi ai do të më marrë përpara me shkelma’. Edhe unë kisha frikë nga Zlatan“, deklaron Mark Van Bommel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!