Kategoria e Dytë: Butrinti merr kryesimin, Naftëtari e Maliqi nuk falin

schedule15:52 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 15:52 - 12 Dhjetor, 2020

Butrinti kryeson i vetëm në grupin B të Kategorisë së Dytë. Sarandiotët mposhtën me rezultatin 2-1 Devollin rival dhe Kolonja ishte protagonist, me dy gola të realizuar. Për ekipin nga Bilishti golin e vetëm e shënoi Ivani.

 

Në rrugë të mbarë është edhe Maliqi, që fitoi me rezultatin 0-3 në transfertë kundër Skraparit. Vendasit luajtën me një lojtarë më pak për gati nëj orë, ndërkohë që Çaushllari, Xaka dhe Kame gjetën rrugën e rrjetës.

Naftëtari ka bërë detyrën në shtëpi, duke e mposhtur Tepelenën me shifrat 3-1. Një ndeshje e zgjidhur për nëntë minuta, pasi Gega, Daullxhiu dhe Karakashi shënuan në portën e skuadrës mike.

Fitore edhe për Labërinë, që kaloi me “poker” Delvinën. Autorët e golave ishin Nebiu, Dhrami, Kumanaku dhe Kardhashi. Sot luajti edhe Albpetroli, që ia doli me sukses kundër Përmetit. Kapo dhe Muhametaj i dhanë fitoren me rezultatin e pastër 2-0. /abcnews.al