Teuta nesër luan supersfidën e javës së tetë ndaj skuadrës së Laçit. Para kësaj ndeshje ne konferencë për shtyp doli trajneri i durrsakëve, Edi Martini. Shkodrani foli për ndeshjet e fundit, ku fitorja nuk ka ardhur dhe tregon se nesër tre pikët janë objekttivi i parë.
“Nuk mendoj se ishte rezultat i drejtë me Partizanin. Ne duhet ta fitonim ndeshjen, patëm raste. Jo se ata nuk patën raste, por ne luajtëm më mirë, e mbajtëm më shumë topin, patëm raste më shumë, për të mos harruar edhe penalltinë. Duhet ta fitonim ndeshjen.
Problemi që nuk po fitojmë ndoshta është te fakti që nuk po munden të tjerët të na mundin. Po e shoh gotën gjysmë plot. Me të vërtetë nuk po fitojmë, por as nuk po na mundin dot, as me rezultate, as me lojë. Kështu që shpresoj që kjo gjë ta ndryshojë.
Nuk besoj se është vetëm çështje e sulmit, është thjesht çështje fati, momenti. Jam i sigurt që fitorja do të vijë, madje me lojëra më bindëse. 3 gola në shtatë ndeshje? Janë pak, normalisht. Edhe kur kam qenë futbollist më ka ndodhur diçka e tillë, madje gjatë karrierës disa herë më ka ndodhur. Është moment “jo”, që mendojmë se do ta kalojmë shpejt.
Laçi? Futemi në fushën e lojës të fitojmë, si në çdo ndeshje. Normalisht e dimë se kemi përballë një kundërshtar të fortë, por detyrimi ynë është të marrin tre pikët.
Jemi në formë të mirë dhe me pak fat mendoj se mund ta fitojmë ndeshjen. Nuk pres asgjë tjetër, veçse të bëjmë më shumë vertikalizime, të shkojmë te porta kundërshtarë e të shënojmë për të marrë tre pikët”, u shpreh Martini. /abcnews.al