Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Thërrisni Zlatanin, zgjidh gjithçka! Ndoshta luaj edhe me djalin e Daniel Maldinit”

schedule22:59 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 22:59 - 11 Dhjetor, 2020

Zlatan Ibrahimovic po rikuperohet nga dëmtimi i pësuar në fitoren me Napolin. Bomberi suedez do të rikthehet në dispozicion të Milanit mesjavën e ardhshme në duelin jashtë fushe me Genoan në kampionat.

Legjenda e gjallë e futbollit dhe lideri i Milanit, flet në BBC rreth formës fantastike që po kalon ekipi i Piolit, ia kujton shokëve që asgjë nuk është fituar deri tani dhe e mbyll me një batutë në lidhje me dinastinë Maldini.

Ndodhemi në formë të shkëlqyer, po paraqitemi realisht shumë mirë, por akoma nuk kemi fituar asgjë. Këtë gjë nuk duhet ta harrojmë për asnjë moment. Milani luftonte për titullin kampion kur erdha për herë të parë këtu.

Shkaku pse u riktheva sërish është që të kthej Milanin aty ku e meriton, në majë. Është një sfidë ndryshe, por më pëlqen. Kur të gjithë thonë që është e vështirë apo e pamundur, atëherë futem unë në lojë dhe e zgjidh këtë problem.

Këto gjëra më bëjnë të ndihem i gjallë. Jam shumë i motivuar, është ndryshe të fitosh këtu sesa në një klub të madh që ndodhet në formë shumë të mirë. Nëse ia dal, e di që do të marr mbrapsht dashuri dhe emocione fantastike nga njerëzit.

E ardhmja? Do të vazhdoj të luaj për aq kohë sa të jem në gjendje të bëj atë që po bëj në këto momente. Më duhet vetëm të ruaj një formë të mirë fizike, problemet e tjera i zgjidh Zlatan. Presioni më pëlqen, nuk kam ardhur te Milani për gjërat që kam bërë në të kaluarën.

Ndodhem këtu për atë që po bëj tani, nuk ka fare rëndësi e kaluara, unë duhet të tregoj çdo ditë se kush jam. Ky është shkaku pse gjithmonë tentoj të nxjerr dhe të shfaq më të mirën nga vetja. Kam goxha eksperiencë, goli nuk ka qenë kurrë problem për mua dhe nuk do të jetë as në të ardhmen.

Sigurisht që nuk jam futbollisti që isha 5 vite më parë, aq më tepër ai që isha 10 vite më parë. Të gjithë ndryshojmë në aspektin fizik, jam i sinqertë të them që nuk vrapoj më si dikur, tani jam më i zgjuar.

Maldini? Kam luajtur me Paolon, tani kam Danielin shok skuadre. Ndoshta mund të luaj edhe me djalin e Danielit, do të ishte një mrekulli”, përfundon duke buzëqeshur 39-vjeçari Zlatan Ibrahimovic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!