Aeroporti “Nënë Tereza” drejton avionin e liderëve të Kosovës drejt hapësirës serbe

schedule12:42 - 18 Korrik, 2018

schedule 12:42 - 18 Korrik, 2018

Klan Kosova raporton se gjatë rrugëtimit për në Bruksel, avioni i delegacionit kosovar ishte hasur me një incident. Për një pakujdesi të kullës ajrore të Tiranës, mjeti fluturues kishte udhëtuar në vijën ajrore që e kishte nxjerrë atë në territorin e Republikës Serbe të Bosnjës, hapësirë ajrore, e cila kontrollohet nga Serbia.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli pasi ka parë që rrugëtimi ka ndryshuar, dhe avioni po hynte në territorin e Serbisë, ka urdhëruar që në mënyrë të kujdesshme të bëhej kthimi për në Tiranë. Klan Kosova shkruan se nga kjo ngjarje e pahijshme janë shqetësuar të gjithë personat e pranishëm në avionin çarter, i cili është në pronësi të Pacollit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!