Ministri i brendshëm italian, Matteo Salvini, ka denoncuar dhe ka kërkuar 20 mijë euro dëmshpërblim, nga një 32-vjeçar nga Milano. Në profilin e tij e në Facebook, ai kishte kërkuar Salvinit që të vriste veten.
Matteo Salvini, aktualisht ministër i Brendshëm i Italisë, ka kërkuar një dëmshpërblim prej 20 mijë eurosh një qytetari milanez, i cili në 25 Prill të 2016-s kishte shkruar në profilin në Facebook të liderit të Legës: “Salvini në emër të bukurisë dhe inteligjencës, bëj një gjest fisnik: qëllo veten në gojë. Herët a vonë do të të varin, a je i vetëdijshëm për këtë”?
Autori i këtij mesazhi është Valerio Ferrandi, 32 vjeç, i cili njihet për bindjet e tij fashiste. Pas denoncimit të Salvinit, i riu u gjykua në Milano për akuzën e shpifjes dhe kërcënimit.
Menjëherë pas përfundimit të seancës së parë, sapo doli nga salla e gjyqit, 32-vjeçari u shpreh se Salvini duhet ti’ shmangë provokimet pasi mesazhi i tij nuk ishte një kërcënim, por një ftesë për të studiuar historinë. Dhe në këtë mënyrë për të shmangur përsëritjen e saj. Seanca e radhës kundër tij është caktuar në 30 Janar të 2019-s./abcnews.al