Kolonoskopia, mjekët në spitalin “Hygeia”: Diagnostikon kancerin herët

schedule16:47 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 16:47 - 11 Dhjetor, 2020

Personat mbi 50 vjeç që nuk shfaqin probleme  sipas mjekut gastroenterolog në spitalin “Hygeia” në Tiranë, Plarent Kapo duhet të kryejnë të paktën një herë në vit kolonoskopi.

Ndërsa ata me faktorë rreziku duhet ta kryejnë kolonoskopinë para kësaj moshe. Mjeku thotë se kjo procedurë arrin të diagnostikojë kancerin kolorektal në fazë të hershme.

“Sot do të flasim për politet, sidomos politet e zorrës së trashë. Polipet i kemi të ndryshme, nga ato beninje të mira deri në polipe adenomatoz që fillojnë dhe mund të degjenerojnë në kancer të zorrës së trashë. Mënyra më e mirë e diagnostikimit paraprak është kolonoskopia që është ekzaminimi i zorrës së trashë”, thotë ai.

Mjeku gastroenterolog i Spitalit Hygeia, Plarent Kapo tregon se heqja e polipeve në zorrën e trashë me procedurën e kolonoskopisë tek dy pacientë të ndryshëm ka rezultuar me sukses.

“Ka rezultuar me këtë polip të madh që është 1 cm deri në 2 cm, fatmirësisht do të doja të sqaroja që ky polip mund të jetë i degjeneruar drejt tumorit në kokën e tij, por baza është akoma e shëndoshë”, sqaron ai.

Kolonoskopia kryhet për të kontrolluar dhe për të trajtuar sëmundje si, polipe, tumore, ulçera, inflamacione, ngushtime në zorrë, heqje të trupave të huaj apo për të gjetur shkaqet e një diarreje kronike të pashpjegueshme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!