Kandidatët për gjyqtarë, në pritje që KED të bëhet funksional

schedule16:47 - 17 Korrik, 2018

schedule 16:47 - 17 Korrik, 2018

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është institucioni i parë i krijuar pas ndryshimeve kushtetuese të Korrikut 2016. Por edhe pse është ngritur dy herë, KED ende nuk është funksional për detyrën e tij: renditjen e kandidatëve për gjyqtarë kushtetues për katër vakancat e shpallura.

Institucioni i parë i krijuar pas ndryshimeve kushtetuese të Korrikut 2016 është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Por trupa e tij e ngritur dy herë derimëtani ende nuk ka miratuar nje rregullore të institucionit, duke pamundësuar kështu edhe administrimin e dokumentave përmes së cilave sipas kushtetutës duhet të rendisë kandidatët për gjyqtar Kushtetues për katër vakancat e shpallura.

Quhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe ndodhet në mandatin e saj të dytë. Edhe pse me trupë të përzgjedhur prej Janarit 2017 dhe përtëritjes së saj në Tetor 2017, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi sot nuk ka ende një rregullore të miratuar për funksionimin e saj, duke bllokuar kështu edhe administrimin e dokumentave lidhur me krijimin apo përtëritjen e institucioneve të drejtësisë së reformuar.

I gjendur fizikisht në ambientet e Gjykatës së Lartë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, Këshilli ngarkohet edhe me vlerësimin dhe renditja e kandidatëve për gjyqtarë Kushtetues të përcjella nga Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë.

Por dy vjet më vonë, KED ka arritur të mblidhet vetëm një herë zyrtarisht, mbledhje gjatë së cilës Këshilli u konstituua dhe një grup pune u votua nga anëtarët për krijimin e rregullores mbi të cilën institucioni do të funksionojë.

Vetë kryetari i KED, Artan Broci, gjatë diskutimeve ka argumentuar nevojën e nëj rregulloreje përpara administrimit të kandidaturave për vakancat e Gjykatës Kushtetuese.

“Veprimtaria e KED sipas ligjit ka dy funksione kryesore: rankimin dhe renditjen për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të bërë sipas një procedure të përcaktuar nga ligji dhe rregulloreve përkatëse. Unë besoj se përpara se të kalojmë në administrimin e akteve të sjella nga Presidenti apo nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili ka shpallur vakancën e dytë në listimin e tij publik besoj se do ishte mirë të rregullojmë veprimtarinë e Këshillit me rregullore”.

Këshilli u dakordësua dhe grupi i punës u votua. Katër muaj më vonë, një rregullore e tillë nuk është ende gati dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk është mbledhur më./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!