Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bëhu një Babagjysh”në kohë Covid-i, nisma më e re në ndihmë të fëmijëve në nevojë

schedule10:56 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 10:56 - 11 Dhjetor, 2020

“Bëhu një Babagjysh” është nisma më e re e ndërmarrë nga Delinda Muçollari, Ergisa Bejkollari, Osman Stafa dhe Brikena Prifti për të sjellë sadopak gëzim tek fëmijët në këtë periudhë të vështirë. Pavarësisht se ndodhemi në një situatë të pazakontë për shkak të Covid-19 dhe ku festat për këtë fundvit nuk do të jenë njëlloj, fëmijët përjetojnë një tjetër atmosferë.

Në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa, Delinda dhe Ergisa ndanë detaje nga ky projekt i veçantë. “Nisi nga një bisedë me një mikeshën time që është mësuese në një fshat në Kamzë dhe jep mësim për klasën e parë. Po më thoshte se disa prej tyre kanë vështirësi ekonomike dhe detyrohet t’ju blejë dhe fletore dhe më preku vërtetë. Thashë mund të bëj më shumë se disa fletore.

Bisedova me Osmanin, e ndamë dhe me gocat e tjera dhe patjetët me rrjetet mund të bënim një magji në këto festa. Kjo ishte spuntoja. Ky vit ka qenë shumë i vështirë dhe festat nuk kanë qenë të njëjta si gjithmonë por fëmijët duhet t’i përjetojnë njëlloj.”, u shpreh Muçollari.

Ndërkaq, Bejkollari u shpreh se ajo që e ka shtyrë më së shumti të ndërmerrte këtë nismë është “dëshira për të mos qenë vetëm për veten time, por për ta shfrytëzuar këtë energji, këto kontakte që kam në mënyrë që sikur dhe një personi t’ja bëj ditën më të mirë do të ishte fantastike.”

“Mendoj se duke patur parasysh dhe atë që kemi bërë dhe më parë, duhet që të shkonte mirë dhe të kishte impaktin që ne donim si dhe të jepnim mesazhin për të cilin e nisëm këtë gjë, që secili prej nesh mund të ndihmojë jo vetëm në Dhjetor por në çdo ditë të vitit dhe nuk është diçka që e bëjmë vetëm ne por mund ta bëjë çdokush, çdo ditë.”, u shpreh ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!