Çfarë është pozitiviteti toksik dhe pse është i dëmshëm!

schedule22:21 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 22:21 - 10 Dhjetor, 2020

Të kesh një pikëpamje pozitive për jetën është e shëndetshme dhe të ndihmon të kalosh situata të vështira. Sidoqoftë, pozitiviteti mund të jetë edhe toksik, nëse është i pasinqertë. Kjo mund të dëmtojë gjendjen tuaj emocionale dhe mendore.

Ja kur pozitiviteti ju bën më shumë dëm sesa dobi!

Media sociale është burimi kryesor i problemit

Në mediat sociale, njerëzit pëlqejnë të duken të përsosur dhe të ndajnë vetëm njërën anë të jetës së tyre. Shqetësimet, mundimet, ndjenat negative, qëndrojnë të fshehura në jetën reale.

Kur shihni postime që tregojnë vetëm njerëz të lumtur që janë gjithmonë të gëzuar për jetën e tyre, edhe pse kjo mund të mos jetë ashtu siç duket, ju mund të ndiheni nën presion që të dukeni njësoj si ata. Kështu që ju vendosni një maskë dhe përpiqeni ta bëni gjithçka të duket sikur çdo gjë po shkon shkëlqyeshëm në jetën tuaj dhe sikur nuk prekeni emocionalisht nga vështirësitë që keni kaluar.

Pozitiviteti që shihni në rrjete sociale, e perceptoni si një shenjë fuqie dhe ndiheni të dobët nëse nuk postoni dhe ju.

Por, mos harroni se kur postoni për t’u treguar të lumtur, ju nuk jeni realisht. Ju nuk po e përmirësoni situatën tuaj, por po i bëni gjërat të shkojnë më keq. Fshehja e emocioneve tuaja reale dhe mosmarrja me problemet tuaja, mund të çojë në më shumë stres, ankth dhe depresion.

Ndonjëherë, njerëzit që përpiqen të na bëjnë mirë, na dëmtojnë

Në situata të vështira, janë familja dhe miqtë ata që na gjenden pranë dhe përpiqen të na përmirësojnë gjendjen emocionale. Por, duke thënë shprehjet klishe “Ji pozitiv” apo “Mund të kishte shkuar më keq”, mund të na bëjnë të ndihemi më keq. Ky quhet pozitivitet toksik.

Çfarë duhet të thoni në vend të kësaj? Për shembull, ju mund t’i  inkurajoni duke ju thënë: “E shoh që jeni shumë i stresuar, çfarë mund të bëj për ju?” ose “Më vjen shumë keq për këtë që po kalon”. Është shumë e rëndësishme të mos minimizoni dhimbjen e tjetrit apo të zhvlerësoni emocionet e tyre. Duhet të bëhemi empatikë, duke e vënë veten në vend të atij që po kalon vështirësi./e.b-abcnews.al