Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, paralajmëroi rishikim të masave të vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Në fund të javës do të ulemi të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm të masave dhe eventualisht nëse duhet të rishikojmë ndonjërën prej masave. Qytetarët gjatë kësaj periudhe të kenë kujdes maksimal”, tha Hoti, shkruajnë mediat në Kosovë.
Gjithashtu ai theksoi se masat e vendosura në javët e fundit, kanë rezultuar të efektshme.
“Masat që i kemi marrë para tri javëve kanë prodhuar efekt në kuptimin e ndaljes së rritjes eksponenciale të numrave. Është stabilizuar numri i rasteve të reja dhe këtë strategji janë duke e ndjekur të gjitha vendet”, u shpreh më tej Hoti.
/abcnews.al/