Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Durrësin, makinat “notojnë” në rrugë

schedule17:23 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 17:23 - 10 Dhjetor, 2020

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë qytetin mesditën e sotme kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë të Durrësit. Një situatë kjo aspak e panjohur për durrsakët sa herë që moti i keq përfshin qytetin bregdetar dhe ky i fundit “noton” nën pushtetin e ujit.

Niveli i ujit ka arritur në disa centimetra ndërsa në rrugë mund të qarkullojnë vetëm automjetet. Situata shfaqet problematike në lagjen nr.1, në rrugën Taulantia ku edhe janë investuar miliona lekë për rehabilitimin dhe shmangien e përmbytjeve, në hyrje të Durrësit, rreth stadiumit, pranë Stacionit të Trenit, zonën e tregut industrial etj./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!