Pas Britanisë së Madhe, një tjetër vend miraton vaksinën e Pfizer për Covid-19

schedule16:10 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 16:10 - 10 Dhjetor, 2020

Vetëm disa ditë pas Britanisë së Madhe, Arabia Saudite ka miratuar për përdorim, të rëndësishëm dhe lokal, vaksinën e prodhuar nga Pfizer / BioNTech.

Lajmin e bëri të ditur agjencia SPA ndërsa shtohet se të dhënat nga Pfizer u paraqitën në Autoritetin e Ushqimit dhe Barnave të Arabisë Saudite në nëntor, duke detajuar efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës. Të dhënat u studiuan më pas nga autoritetet në Arabinë Saudite përpara se të aprovoheshin për përdorim, thuhet më tej në deklaratë.

Vendimi i Arabisë Saudite vjen një javë pasi Bahreini njoftoi se do të bëhet vendi i dytë në botë pas Mbretërisë së Bashkuar që miraton vaksinën Pfizer / BioNtech për përdorim emergjent.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, Arabia Saudite numëron 359,274 raste me Covid-19 si dhe 6,002 viktima që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!