Vrasja e Lamajt dhe Saliut, gjykata jep vendimin për Shullazin dhe Reçin

schedule15:28 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 15:28 - 10 Dhjetor, 2020

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka zhvilluar sot seancën për caktimin e masës së sigurisë për Emiljano Shullazin, Luftar Reçin, Viktor Ymerin dhe Indrit Rusin.

Gjykata ka lënë masën  “arresti me burg”, për të katër personat. SPAK arriti të zbardhë dy vrasjet e bujshme të vitit 2005. Ishte Luftar Reçi, njëri prej të akuzuarve i cili bashkëpunoi me drejtësinë duke çuar në zbardhjen e plotë të ngjarjeve pas 15 vitesh.

LEXO EDHE: Me bombë në ashensor, SPAK: Ky është biznesmeni që vrau Shullazi 15 vite më parë

Mes të tjerash, në dosjen hetimore thuhet se Luftar Reçi, ka deklaruar ditën që ka gjetur minën që është përdorur për eliminimin e Valdin Lamajt me porosi të Lulzim Berishës, e ka telefonuar këtë të fundit për t’i thënë se e kishte kryer porosinë. Sipas tij Lulzim Berisha i ka thënë se do të vijë një mik i tij për ta marrë dhe në atë moment është shfaqur një automjet “Mitsubishi Pajero” policie me sirenë sipër dhe me katër porta. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!