Një shfaqje spektakolare e Dritave të Veriut pritet të ndodhë të mërkurën në zonën jugore të Pensilvanisë dhe Oregon.
Siç raporton edhe CNN, dielli sapo ka lëshuar ekuivalentin e një stuhie diellore duke dërguar kështu valë në të gjithë Sistemin Diellor.
Një pjesë e kësaj energjie të lëshuar pritet të arrijë në atmosferën tonë mbrëmjen e së mërkurës dhe të së enjtes së ardhshme, duke motivuar kështu të gjithë studiuesit dhe adhuruesit e Dritave të Veriut se spektakli i shumëpritur po afron.
I gjithë ky proces, mund të krijojë probleme të shumta në fushën e komunikimit, telekomunikacionit, valëve radiofonike, GPS, dhe energjinë elektrike por do të shoqërohet më një spektakël të mrekullueshëm të Aurora Borealis, madje edhe për zona të cilat nuk kanë patur kurrë fatin ta përjetojnë nga afër si fenomen.
Ngjyra e zakonshme e Aurora Borealis është jeshilja e ndritshme, por këtë vit parashikohet që të krijohen një gamë më e madhe ngjyrash duke filluar nga e kuqja e deri tek roza, bluja dhe vjollca, shkruan abcnews.al.
Kini parasysh që kjo nuk është shfaqja e vetme qiellore për muajin dhjetor. Në datën 21 Jupiteri dhe Saturni do të bëjnë qasjen e tyre më të afërt të dukshme që nga mesjeta, fenomen që nuk do të ndodhë më deri në vitin 2080. /abcnews.al