Akademia e Shkencave të Serbisë ka publikuar një libër të titulluar “Gjenocidi shqiptar kundër serbëve në shekullin 20” që është përkthyer në disa gjuhë të botës. Lidhur me këtë, historiani Safet Hasani në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit” u shpreh se propaganda e radhës serbe për të cilën ka shpenzuar 100 mijë euro është shpërndarë dhe në trojet shqiptare.
Për historianin, ajo që është akoma dhe më e papranueshme është fakti që historianët dhe institucionet të dy vendeve shqiptare nuk kanë reaguar ndaj këtij libri që është shpërndarë në vendet më me ndikim të botës.
“Fatkeqësisht është e vërtetë ajo që them për shkak se falsifikimet nga serbët e kanë shpërndarë anëmbanë, Nuk është çudi që ka depërtuar nëpër territorin e Shqipërisë sepse ka dhe në qytetet e Kosovës sepse shpërndahen pa para. libri është botuar në 1988, është ribotuar në 2011 dhe përsëri oër të tretën herë në 2019. Në atë libër shkruhet për gjenocidin shqiptar ndaj serbëve, është një propagandë që Akademia e Shkencave të Serbisë i ka dhuruar autorëve 100 mijë euro për shpërndarje.
Janë shpërndarë pa para mirëpo shqiptarët duke mos ditur se çfarë përmban e kanë marrë. Bëj një kritikë për kolegët e mi historianë sepse në atë libër i referohen dhe në studimet e tyre profesionale që shkruhet për historinë e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Gjithë studiuesit shqiptarë fatkeqësisht i referohen dokumentave serbë që janë të shkruar dhe falsifikuar pas vitit 1800.
Nuk është problemi vetëm tek librat, problemi është dhe tek dokumentacionet, Ndër dokumentacionet që i janë referuar në lëtë libër shkaqet e sfondit të gjenocidit në Kosovë. Asnjë historian shqiptar që paguhen nga taksapagueasit e shtetit, as në Kosovë dhe as në Shqipëri nuk e kanë kritikuar këtë libër. Kjo është fatkeqësia por në mënyrë institucionale as në Shqipëri dhe Kosovë nuk ka patur gjë për këtë libër dhe është shpërndarë thuajse në të tërë shtetet me ndikim të botës.”, u shpreh historiani. /abcnews.al