Katër luanë nga një kopësht zoologjik në Spanjë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Siç raporton edhe BBC, tri luanë të gjinisë femërore, Zala, Nima dhe Run Run dhe një mashkull i quajtur Kiumbe, u testuan pasi shfaqën simptoma të lehta.
Një hetim ka nisur për të përcaktuar mënyrën se si kafshët u infektuan por mendohet se ato mund të kenë qenë në kontakt me anëtarë asimptomatik të stafit.
Për të përcaktuar infektimin e luanëve u përdor metoda standarde e PCR, e njëjta që përdoret për testimin e njerëzve, shkruan abcnews.al.
Kafshët fillimisht shfaqën probleme në rrugët e frymëmarrjes, por tashmë shumica e simptomave janë zhdukur përveç kollës dhe teshtimës.
Ato aktualisht po trajtohen me ilaçe anti-inflamatore dhe monitorohen nga afër.
“Luanët u trajtuan nga veterinerët për gjendjen e butë klinike, të ngjashme me një gjendje gripale, dhe deri tani duket se kanë reaguar shumë mirë”, janë shprehur anëtarët e stafit.
Ky është rasti i dytë në botë që felinët e mëdhenj infektohen nga koronavirus. Rati I parë u shënua në SH.B.A ku katër tigra dhe tri luanë dolën pozitiv për virusin.
Kopshti zoologjik vazhdon rregullisht aktivitetin e saj, kjo pasi distanca mes vizitorëve dhe kafshëve nuk përben rrezik për përhapjen e infektimit. /abcnews.al