Interi kishte nevojë për një fitore kundër Shakhtar Donetsk për t’u kualifikuar në raundin e 1/16 në Champions League, por djemtë e Antonio Contes nuk ia dolën të dërgonin topin në rrjetë.
Edhe pse dominuan, sfida e luajtur në “San Siro” përfundoi 0-0, rezultat që ndikoi që zikaltrit të mos siguronin as pjesëmarrjen në Europa League, duke e mbyllur grupin B në vend të fundit.
Trishtim i madh në kampin e ekipit italian, teksa kapiteni Samir Handanovic tha këto fjalë për Sky Sport pas ndeshjes: “Në fund të fundit ishte një grup i ekuilibruar.
Kualifikimi na iku na duart në Kiev dhe sonte. Nuk jemi akoma një ekip për Champions League. E thotë fusha një gjë të tillë dhe na duhet ta pranojmë rezultatin.
Na mungoi goli, teksa Shakhtari luajti për barazim. Janë ndeshje që të shkatërrojnë psikologjikisht. Tani mbetemi në garë në kampionat dhe Kupën e Italisë, të fokusohemi te Cagliari“, deklaron portieri slloven. /abcnews.al