Barcelona në janar do të zhvillojë zgjedhjet presidenciale dhe kandidatët po bëjnë maksimumin për të fituar mbështetjen e nevojshme të anëtarëve të klubit për të shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij.

Jordi Farre i duhen edhe 2257 vota mbështetëse për të arritur të prezantojë kandidaturën e tij në klub dhe për ta bërë këtë ai po përdor edhe mënyra “alla shqiptare”.
Mundo Deportivo raporton se kush vendos të mbështesë dhe të firmosë notën e mbështetjes për Farre do të gostiset me pica nga një prej picerive më të mira dhe do i ofrohen tatuazhe të stemës së Barçës.
Konkurrenca për të marrë drejtimin e klubit katalanas është shumë e madhe, teksa kandidatët kryesorë pritet të jenë Victor Font dhe Joan Laporta. Ky i fundit është një nga presidentët më të suksesshëm në historinë e Barçës. /abcnews.al


