Klevis Hima drejtoi Laçin në takimin e sotëm ndaj Tiranës për shkak të mungesës së Stavri Nicës, i cili ka probleme shëndetësore.
Bardhezinjtë u mposhtën 0-1 nga bardheblutë, humbje që ka sjellë mërzi te kurbinasit. Zv trajneri i Laçit foli shkurt pas ndeshjes për Supersport.
“Kemi mërziti, sot nuk kishim fat. E kishim për ta fituar ndeshjen, por nuk ishte fati me ne. Shtohet mërzia ta humbësh ndeshjen për një goditje në portë.
Pauza e bojkotit na solli shumë problematika. Po të vazhdonte kampionati direkt do të ishim shumë më mirë, por na dëmtoi shumë pauza.
Pacult trajneri i ri i Laçit? Unë bëj punën time, jam zv trajner te Laçi, kjo është pjesë që i përket drejtuesve“, deklaron Hima. /abcnews.al