Eksperti i Ekonomisë Dritan Shano i ftuar në studion e ABC ka komentuar situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi në kohën e pandemisë.
Shano në një bisedë me gazetaren Juli Xhokaxhi është shprehur se Shqipëria sot problemin e vetëm për gjendjen ekonomike në të cilën ndodhet nuk e ka nga koronavirusi, por nga vendimet që ka marrë qeveria.
“Shqipëria sot ka një grumbull të madh njerëzish që rrojnë akoma në çadra dhe një tjetër problematikë është ajo e pandemisë mjekësore dhe jo mjekësore. Buxheti i 2021 duhet të reflektonte këto problematika të mëdha. Ekonomia nuk është prekur nga virusi por nga vendimet e qeverisë, që duhet që paratë duhet ti dërgonte për rimëkëmbjen ekonomike. Ne kemi një numër të madh sipërmarrjesh që janë prekur nga kjo gjë por dua që qeveria para se të miratojë buxhetin e 2021 duhet të ulet dhe të komunikojë duke treguar se çfarë tregojnë në të vërtetë bizneset. Janë disa ministra e ministre që duhet të japin një përgjigje në lidhje me këtë gjendje në të cilën ne ndodhemi.Por duket se ne kemi një kuvend që në vend që të merreshim me hallet e njerëzve ne blinim qeleshe dhe lojëra mos u nxeh për ministrin e Diasporës. Nuk po shikoj që buxheti i 2021 po përpiqet që të ndërtohet në bazë të ndihmës për bizneset”, është shprehur Shano.
Ndër të tjera Shano në intervistën e tij është shprehur se për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet vendi nga pandemia mund të ndodhë që zgjedhjet e 2021 të shtyhen.
“Unë gjykoj si çdo njeri dhe nuk e di nëse do të ketë fushatë, por qejfi mund të arrij dhe deri atje që meqë është virusi nëpër këmbë mund të shtyhen dhe zgjedhjet. Ne jemi në një gjendje moniste që unë bëj çfarë të dua pse e bën sepse unë dua. Unë mendoj se qeveria do të intensifikojë shpenzimet në kuptimin e investimeve publike dhe lokale. Zgjedhjet janë në 25 prill dhe nuk diskutohet se do të jenë investime nga buxheti, një gjë e tillë është e mirë për ekonominë dhe pse do të jetë selektive. Ka shumë propozime nga opozita që nga plani me 5 pika, por unë nuk merrem me këto gjëra që janë të diskutuara në detaje nga kryedemokrati dhe nga ekspertët, por ajo që dua të them është është taksa e sheshtë 9 % dhe eleminimi i të gjithë kontaktit me tatimorët, këto janë dy gjëra që e lehtësojnë marrëdhënien e shtetit me qytetarin”, ka thënë ndër të tjera ai.e.su./abcnews.al