Breshëri të gjata automatiku janë dëgjuar mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët.
Paraprakisht u dyshua për të shtëna automatiku, tip kallashnikov.
Pas shqetësimit të banorëve për shkak të ngjarjeve të rënda gjatë kohëve të fundit në qytet si edhe raportimit në media ka reaguar edhe policia, e cila bën me dije për abcnews.al se të shtënat kanë ardhur nga poligoni i qitjes pranë zonës së Mengëlit. /abcnews.al