Historia e infermieres: Nga intubimi rikthehet në spitalin Covid për t’ju shërbyer pacientëve

schedule10:25 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 10:25 - 9 Dhjetor, 2020

Soula Damigou duhet të marrë  titullin e “Infermierit të Vitit”. Kështu shkruajnë mediat greke ndërsa kanë publikuar historinë e infermieres që fitoi betejën me koronavirus dhe u rikthye sërish në vijën e parë të përballjes më virusin.

Ajo u infektua me Covid-19, ndërkohë që gjendja e saj u rëndua dhe kolegët e intubuan. Mirëpo, jo vetëm që Soula arriti ta mposhtë virusin dhe të dalë nga intubimi ajo kërkoi që të kthehej sërish në spitalin Covid për të trajtuar të sëmurët.

Një infermiere për 22 vjet në Sotiria, Soula Damigou nuk pushoi kurrë së ofruari ndihmë për çdo pacient dhe koleg që kishte nevojë për të.  Një të enjte në mëngjes, rreth tre muaj më parë, ajo ndoqi të njëjtën rrugë që ndiqte prej vitesh, duke filluar nga shtëpia e saj në Agios Anargyros deri në spitalin “Sotiria”. Kur u kthye nga puna atë natë vonë,  filloi të ndihej keq.

Të enjten në mbrëmje kisha ethe, të dielën erdha në spital për analizën dhe u ktheva në shtëpi sepse ethet po vazhdonin, ” kujton ajo. “Unë u ktheva në spital, bisedova me specialistët e sëmundjes infektive dhe bëra testin, i cili doli pozitiv”, shton më tej, përcjell abcnews.al.

Ajo u shtrua në spital vetëm një ditë dhe më pas mjekët duhej ta intubonin sepse “oksigjeni e mi në gjak ishte në nivele të ulëta “, thotë infermierja.

Pas katër ditësh në intubim, Soula Damigou sheh dritën. Temperatura e saj ulet, virusi nuk i shkakton komplikime të mëtejshme siç ndodh në raste të ngjashme me pacientë që kanë sëmundje shoqëruese dhe veçanërisht ato të rënda. Pasi kaloi këtë fazë të vështirë, ajo vendos të rikthehet sërish në spitalin Covid për t’ju shërbyer të sëmurëve.

“Unë i thashë vetes që të kthehesha, të provoja forcën time dhe vetëm nëse e shoh që nuk mund të duroj fizikisht, vetëm atëherë të kërkoj të largohem“, thotë Soula Damigou. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!