Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë ka shokuar opinion publik dhe ka sjellë shumë reagime. Gazetari Enkel Demi në “Abc-ja e mëngjesit”, duke folur për këtë ngjarje tha se sot akuzohet për këtë vrasje një efektiv policie, por në fakt nën akuzë është e gjithë struktura shtetërore.
I prekur nga kjo që ka ndodhur, Demi theksoi se një djalë i riu u vra sepse shkeli orën policore, ndërsa u qëllua nga një tjetër i ri që sot është vetëm me ndërgjegjen e tij copë. Sipas gazetarit polici është indoktrinuar nga sistemi i vendosur, ndërsa shton se duhet të japin dorëheqjen Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu.
E plotë nga Enkel Demi:
Para 24 orësh shpërndahej lajmi i tmerrshëm që policia kishte vrarë Klodian Rashën, që nuk iu bind orës policore dhe thirrjes së policisë. Lajmi është përcjellë në kokë reale dhe duhet të pranojmë një gjë që fillimisht të paktë kanë qenë ata që kanë vënë gishtin e akuzës. Por më vonë pas hetimeve dhe mbi të gjitha pas kontributit të bërë nga gazetarët e kronikës së zezë u zbulua që kemi të bëjmë me një vrasje të pastër. Sot akuzohet për këtë vrasje një efektiv policie, por në fakt akuzohet për këtë vrasje gjithë sistemi. Akuzohet policia e Shtetit dhe ministri i Brendshëm.
Përse sot kërkohet me ngulm dorëheqja e ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Policisë Ardi Veliu. 25-vjeçari u vra nga një polic tjetër që ishte po i së njëjtës moshë dhe sot ai duke qenë esëll nga indoktrinimi është vetëm me ndërgjegjen e tij dhe duhet të jetë copë. Është një historike tragjike që do të shoqërojë jetën e këtij të riu që në fund fare ka marrë fund, por edhe jetën e familjes së tij. Po përse ai vrau? Ka qenë i indoktrinuar. Çdo të thotë që një djalë 25 vjeç të indoktrinohet? Për këtë duhet ë kujtojmë Sandër Lleshajn. Sa mori ai në dorë policinë në Shqipëri u shfaq dukuria e gazit lotsjellës. A ju kujtohet që policia ndiqte Sahit Dollapin se nuk i bindej dhe masakronte me grushta? A ju kujtohet që një nënë 5 muajshe shtatzënë helmohej në shtëpinë e saj nga gazi lotsjellës. A ju kujtohet sjellja e policisë ndaj aktivistëve që mbronin teatrin? A ju kujtohen si u morën zvarrë, çfarë masakre bënë ata me LVV.
A ju kujtohet ai studenti që i vinin këmbën në grykë dhe askush nuk pipëtinte? A ju kujtohet sesi autoritetet e shtetit që vendosin gishtin se fajin për infektimet e kanë qytetarët. A ju kujtohet Ard Veliu që masakronte një djalë 15 vjeç sepse nuk kishte kartën e identitetin dhe i bënte biografinë nënës së djalit dhe nuk e dha dorëheqjen.
A ju kujtohet në të njëjtën kohë sot që jemi në pandemi, Ogerta Manastirliu që tregon qytetarët që bëjnë shëtitje tek parku i liqenit sepse nuk kanë ku të shkojnë dhe e kanë ata faji që sot kemi këto shifra. A ju kujtohet që policia rrahu patriotët e Çamërisë dhe Vetëvendosjes para ministrisë së Jashtme dhe askush nuk dha dorëheqjen. Nëse kujton këto ti e kupton që polici 25 vjeçar mund të ndihet si sherif, mund të ndihet i gjithëpushtetshëm sepse indoktrinohet. Polici që sot është vetëm me ndërgjegjen ka qenë i indoktrinuar nga Sandër Lleshaj dhe Edi Rama dhe nga Ardi Veliu. Prandaj sot kërkohet dorëheqja e këtyre njerëzve.
Të dhunosh popullin tënd do të thotë që mund të arrish deri në vrasje. Sot është gjithë arsyeja që në Shkodër e thyen orën policore për të kujtuar largimin e Lleshajt dhe Veliut. Dhe sot do të dalin në Tiranë njerëz, nuk e di sesa por do të kërkojnë dorëheqjen dhe kanë të gjithë të drejtën e Zotit për ta kërkuar. Po përse nuk japin dorëheqjen këta dy njerëz? Pse këta i duhen Edi Ramës kaq shumë? Po e themi sot që është 9 dhjetor që në 25 prill këta do t’i vjedhin zgjedhjet dhe do mundohen ta mbajnë pushtetin me represion. Këta do mundohen që më 25 prill të mbajnë këtë pushtet siç e mbante dikur sigurimi i shtetit. Këta dy personazhe janë të vyer për të ushtruar represionin.
g.v/abcnews.al