Donald Veshaj ka reaguar i revoltuar pas vrasjes së Klodian Rashës, që u ekzekutua nga policia në orët e para të ditës së djeshme në Tiranë. Përmes një postimi në rrjete sociale, aktori shpreh indinjatë ndaj figurave publike por jo vetëm, të cilët nuk kanë reaguar ndaj kësaj ngjarjeje që tronditi opinionin publik.
Teksa i referohet vrasjes së George Floyd në SHBA pak muaj më parë, ku shumë shqiptarë reaguan ndaj ngjarjes, Veshaj shkruan se u ngritën në këmbë për afro-amerikanin “po për vrasjen e një 25-vjeçari shqiptar të pafajshëm lives matter?”
“Black lives matter? Të gjithë shqiptarët në këmbë për një vrasje në Amerikë, postime pa fund. Po për vrasjen e një 25-vjeçari shqiptar të pafajshëm lives matter? Ncncnc turp! Këta jemi ne!”, shkruan aktori. /abcnews.al