Ajsbergu që rrezikon të shuajë fshatin, nëse përplaset do të ketë tsunami

schedule12:43 - 15 Korrik, 2018

schedule 12:43 - 15 Korrik, 2018

Një ajsberg i madh rrezikon një fshat në Groenlandë. Kjo ka bërë që ajo zonë të evakuohet. Megjithatë ekspertët shprehen se përplasja e mundshme e ajsbergut mund të shkaktojë tsunami.

Një ajsberg i madh ka udhëtuar, duke u zhvendosur në afërsi të Inaarsuit, një fshat i Groenlandës perëndimore. Qendra e vogël u detyrua për një evakuim të pjesshëm për të mos u zhytur nga valët në rast se masa e madhe e akullit do të thyhej.

Ajsbergu afrohet mbi shtëpitë që qëndrojnë në një kep, por për momentin është rrënjosur dhe nuk ka lëvizur gjatë natës. Autoritetet thonë se kurrë më parë nuk kanë parë një ajsberg të tillë.

169 rezidentët në Inaarsuit që jetojnë në afërsi të tokës së rrezikuar nga ajsbergu janë zhvendosur. Centrali elektrik i fshatit dhe serbatorët e karburantit janë afër bregut.

Disa ekspertë kanë paralajmëruar se ngjarjet e shkaktuara nga thyerja e ajsbergut ka të ngjarë të bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike. Faktor që, nga ana tjetër, rrit rrezikun e tsunamit.

Në Qershor, shkencëtarët në Universitetin e Nju Jorkut publikuan videot e një akullnaje të madhe që shkëputet nga një akullnajë në Groenlandën Lindore./abcnews.al