Në qendër të vëmendjes vjen sërish, Koliqi, por jo si 5 muaj më parë, ku synohej përbaltja e tij përmes shkrimit të Auron Tares.
Për herë të parë vjen fryma origjinale Koliqiane, siç u shkrua prej tij 90 vite nga botimi i vëllimit të parë të novelave.
Ky botim është bashkë shoqëruar nga parathënia e Ardian Ndrecës. Rëndësia e këtij botimi, sipas Evalda Pacit qëndron te sjellja e gjuhës origjinale të autorit para lexuesit.
“Një botim që vjen i tillë, së pari ka qëllimin kryesor që të vijë gjuha e autorit siç ka qenë në botimet e mëparshme. Jam e mendimit që Koliqi e ka mëse të merituar vendin tij në historinë e letërsisë”, u shpreh ajo.
Për 40 vite shkrimtari shkodranë u ndalua nga sistemi komunist, si për shenjat modern në letërsi, po aq edhe për të zbehur kontributin e tij mbi atdhetarizmin thekson Paci.
“Çdo person e ka dëshiruar atdheun duke qenë larg tij, aq më tepër një atdhe në një regjim totalitar që sigurisht ka qenë një fatkeqësi e madhe në vendin tonë. S’ka qenë kurrë indiferent i asaj çka ndodhte në Shqipëri”, thekson ajo.
Në bisedat e ngushta të shkrimtarëve, ai nuk mungoj as në periudha të vështira, madje në këtë libër përmendet admirimi që kishin për novelën e tij, Mitrush Kuteli dhe Lasgush Poradeci.
“Shikoj që shkrimtari i mirëfilltë vlerëson shkrimtarin e mirëfilltë”, thotë ajo.
Kjo është përpjekja e parë për të sjellë botimin në origjinal të frymës së Koliqit, si bashkëpunim mes Qendrës së Botimeve Alabanologjike , “Shejzat” me botimet “Berk”.
/abcnews.al/