Zbulohet autorësia e vjedhjeve, dy në pranga dhe një në kërkim

schedule10:53 - 15 Korrik, 2018

schedule 10:53 - 15 Korrik, 2018

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Prokurorinë kanë zbardhur të një grabitjeje karburanti me armë në Korrik 2017 dhe një tjetre të mbetur në tentativë në Shkurt 2018 në këtë rreth.

Pas hetimeve disamujore janë identifikuar si autorë të dyshuar të grabitjeve Flakon Tafa, 24 vjeç dhe Fatjon Tafa, 27 vjeç, të dy banorë në Kurbin dhe të dënuar më parë. Për ta në 12 korrik Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “vjedhjes me armë”, kryer në bashkëpunim.

Policia e Shtetit tha se për të njëjtat ngjarje është shpallur në kërkim edhe shtetasi me iniciale F. K. 30 vjeç, banor i Kurbinit, i dënuar më parë.

Në episodin e Korrikut 2017 të dyshuarit të armatosur dhe të maskuar kanë marrë një shumë prej 110 mijë lekë të rinj në një pikë karburanti në Skuraj të Kurbinit.

Ndërsa në episodin e Shkurtit 2018, ata kanë tentuar të vjedhin po më armë pikën e një karburanti në aksin rrugor Milot-Thumanë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!