Lindje e Mesme, shi raketash mbi Gaza

schedule10:02 - 15 Korrik, 2018

schedule 10:02 - 15 Korrik, 2018

Mbi 90 raketa janë qëlluar të shtunën në veri të Gazës, duke e kthyer në aktin luftarak më të rëndë ndër vite. Ka qenë qeveria izraelite që ka deklaruar se në këtë mënyrë ka asgjësuar dhjetëra objektiva të lëvizjes islamike të Hamasit.

Ndërkohë, autoritetet palestineze të shëndetësisë kanë deklaruar se nga raketat 2 persona kanë mbetur të vrarë dhe 12 të tjerë të plagosur nga një sulm ajror në Qytetin e Gazës. Pala izraelite ka saktësuar se mes objektivave të goditr janë një batalion i Hamas, një kompleks i përdorur për stërvitjen e militantëve dhe një sërë godinash.

Operacioni është ndër më të mëdhenjtë e shtetit hebre që prej luftës së vitit 2014 me lëvizjen islamike. Ndërkohë, tre izraelitë kanë mbetur të plagosur nga një raketë që ka rënë në lokalitetin Sderot./abcnews.al